Ndalimi i transmetimit të BBVK dhe dyshimet për dhunë – Vjen sqarimi nga Alaudin Hamiti

Ditën e sotme po komentohet jashtëzakonisht shumë lidhur me situatën e fundit në “BBVK”, ku po thuhet se transmetimi është ndërprerë për disa orë.

Madje po raportet se ka pasur edhe dhunë brenda shtëpisë.

 

Lidhur me këtë ka reaguar moderatori i këtij formati, Alaudin Hamiti.

 

Sipas tij, ndërprerja e transmetimit ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik në Artmotion.

Ky defekt ka errësuar dy kanale të platformës, por që pas intervenimit transmetimi është rikthyer pas një ore e gjysmë.

Aludimet për dhunë fizike i ka hedhur poshtë, teksa i ka cilësuar si të rreme.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*