A do të lindë një romancë mes Albës dhe Ardit në “BBVK”?

Alba dhe Ardi pas “Prime” të djeshëm janë afruar shumë me njëri-tjetrin. Në disa video të postuara nga faqja zyrtare e “BBVK”, ata shihen teksa luajnë bashkë me jastëk.

Ndërsa në një video tjetër ata janë duke lagur njëri-tjetrin me ujë.

Nuk e dimë ende nëse këto janë ngacmimet e para apo janë thjesht shokë, ashtu siç është shprehur Alba, që nuk ka pëlqim për asnjë nga djemtë.

Ardi është parë i afërt edhe me Shqipen, nuk e dimë ende nëse ka pëlqim për ndonjë nga vajzat apo i shikon vetëm si shoqe.

Alba mbrëmë ka pasur një përplasje të ashpër me Azemin pasi ai është bërë xheloz konkurrenten që ka kaluar shumë kohë me Blerandon.

Azemi ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe në disa inserte që janë transmetuar, ka kërkuar që të largohet nga shtëpia.

Alba ka shpërthyer ndaj tij duke i sqaruar që nuk ka pse t’i japë shpjegim atij pasi ata janë shokë dhe asgjë më tepër.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*