Pse nuk u bë e madhe kur Verona e nërvozuar nxori për krahu Bucin nga studio e BBVK!

Një situatë jo fortë e këndshme ka ndodhur mbrëmë brenda studios së Big Brother VIP Kosova, pas daljes së Ylli Dervishit (Bucit) nga shtëpia pas eleminimit.

E fejuara e tij, Verona ka shkuar pak para përfundimit të prime aty. Insajderi nga burime brenda BBVK, ka mësuar se Verona është parë tejet e nervozuar.

Madje në nje moment është parë duke e larguar për krahu Bucin nga studio.

I njëjti thuhet se nuk ka “guxuar” ta kap as telefonin në dorë për shkak të saj.

Situatat e shkaktuara brenda mes Bucit dhe Santianës mund të jenë pasojë e veprimeve të fundit të Veronës mbrëmë, kjo të paktën lë të nënkuptohet.

Për shkak afërsisë së dyshes Buci dhe Santiana, Verona kishte vendosur të futej brenda dhe t’ia tërhiqte “veshin” këtij të fundit.

Për më tepër kjo e fundit i kishte kërkuar distancim total nga Santiana.

Qysh nga pas përfundimit të takimit të tyre, “ti më nuk ulesh qaty, e ndryshon vendin” – ishte urdhri i Verones, të cilin Buci e zbatoi.

Pavarësisht kërkesës së Veronës, Buci sërish herë pas here ka pasur afërsi me Santianën.

Në fund dyshja Santiana e Buci u shndërruan në “armiq”, dhe si pasojë e përplasjes së vazhdueshme me Santin, për pasojë doli Buci.

Sidoqoftë, pas përfundimit të Prime-it te së premtes, Buci dhe e fejuara e tij janë parë tejet të afërt me njëri-tjetrin, duke publikuar fotografi nëpër rrjetet e tyre sociale nga një klub nate.

“Ti je fitorja ime”, është parë teksa i ka thënë Buci, Verones.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*