Edona James prek me historinë e saj: Nuk kam qenë kurrë fëmijë

Sonte (e enjte) është duke u mbajtur ‘Darka të Nominuarve’ në “BBVK”, ku konkurrentët të cilët janë në nominim kanë të drejtën të flasin rreth lojës së tyre dhe asaj se përse duhet të qëndrojnë akoma në shtëpi.

Njëra nga pyetjet që iu drejtua Edona James ishte, ‘Karakterin që e ke brenda, a e ke edhe jashtë, a po e bën vetëm për lojë?”

 

“Jam nganjëherë fëmijë se nuk kam qenë kurrë, babai dhe nëna ime kanë shkuar në Gjermani shumë herët para lufte e unë kam punuar shumë se kemi menduar që do na kthejnë sërish në Kosovë, e unë për vëllanë tim u desh me qenë nënë, kam fshirë kam bërë bukë, e kam luajtur karakterin e nënës. Më ka munguar koha, s’kam qenë kurrë fëmijë”, u shpreh ajo.

Edona shtoi: “I kam 37 vjet edhe tani si fëmijë. Kush më njeh mua, kush më ka parë mua, nuk ndërroj, kështu jam. Kam dëshirë të jem fëmijë”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*