Edona është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në “Big Brother Vip Kosova”.
Natyra e saj komike dhe e drejtpërdrejtë ka bërë që të fitojë zemrat e ndjekësve.
Së fundmi Edona dhe Buci kanë shkëmbyer batuta pikante në orët e vona të mbrëmjes, tek ajo i ka bërë ftesë Bucit për në hotel kur të dalin nga shtëpia vip.
Në humor e sipër ajo i thotë se do të izolohen disa ditë në hotel.
“Ty të marr Buc, thuj Veronës që ki me punu. Duhet një hotel ku është i izoluar”, është shprehur Edona.
Pjesë e bisedës ka qenë dhe Santiana e cila ka qeshur nga deklaratat e Edonës.
Nga ana tjetër dyshja Santi-Buci sa vijnë dhe bëhen më të afërt me njëri-tjetrin dhe të gjithë po presin që të ndizet romanca mes tyre.
Leave a Reply