Familja e Santianes e kërcenon,Vesa publikon mesazhet (VIDEO)

Tezja e një prej banoreve të “Big Brother VIp Kosova”, Santianës, i ka dërguar disa mesazhe ofenduese Vesa Vllasaliut.

 

Këtë e bëri të ditur vetë Vllasaliu nëpërmjet disa postimeve në Instagram.

Ajo publikoi mesazhet që tezja e Santianës i ka shkruar, pasi në një intervistë Vesa ka shprehur që nuk i pëlqen loja e Santianës dhe Bucit që po bëjnë pasi i duken fallco.

“Më kë pëlqyer në “BBVK” më je dukur e mirë por ti qenke jo naive por paske shkuar atje vetëm për të treguar se çfarë të ka bërë shoqja, ti qenke një idiote

Si kanë shkruar në komente mirë për ty? Ti përveç thashethemeve asgjë tjetër nuk dije të bëje”, thotë ajo ndër të tjera.

 

Ndërkohë Vesa pas mesazheve ka publikuar foto me gjyshen, mamin, tezen dhe kunatat ku shkruan: “Faleminderit që nuk jeni aq budallenj si njerëzit e tjerë që ju shkruajnë banorëve”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*