Sfida e “Vëllait të Madh” ka sjellë batuta në shtëpinë e “Big Brother Vip” por edhe debate.
Një përplasje ka ndodhur mes Julit dhe Françeskës, teksa ju drejtuan njëri-tjetrit me etiketime fyese.
Banori e quajti Françeskën dhunuese, ndërsa kjo e fundit e akuzoi se është banal kur flet.
Juli u shpreh se banorja e Big Brother VIP po luan me hile dhe se për këtë dëshiron ta nxjerrë keq.
Pjesë nga debati:
Juli: Si ka mundësi që je kaq hilanjose, përse e bëre lojën kështu. Dua ta nxjerr keq këtë njeriun këtu.
Françeska: Nuk po bëjmë asgjë. S’ke pse më nxjerr mua keq ti, më ka parë publiku.
Juli: Siç bën me banorët këtu, që do t’i nxjerrësh jashtë me hile.
Françeska: Unë nuk po nxjerr askënd me hile.
Juli: Pse e bëre me hile lojën.
Françeska: Nuk po e bëj me hile. Ti po na mendon neve të dobëta. Çfarë ke, gjete një gjë që të merresh?
Juli: Pse rrini përhapni fjalë, jo unë presion, andej këndej.
Françeska: Ti pse fryn Erjolën, tek veshi, e ke bërë përherë.
Juli: Po çfarë i thashë, more njëri. O njeri dhunues.
Françeska: Kë kam dhunuar unë? Unë nuk dhunoj njëri
Juli: I ke dhunuar psikologjikisht.
Françeska: Po ik, se je ti ai që flet me fjalët më banale.
Leave a Reply