Kjo është kriptovaluta që u rrit për 560 për qind këtë vit

Kjo është kriptovaluta që u rrit për 560 për qind këtë vit

  • Tech
  • January 26, 2022
  • No Comment
  • 64

Bitcoin është pa diskutim kriptomonedha më e famshme dhe më e fuqishme në botë. Me një vlerë prej 70 mijë dollarësh për 1 Bitcoin, është shndërruar në një investim të sigurt për të gjithë.

Por, të paktën për këtë vit, një tjetër kriptomonedhë po ecën me ritme të jashtëzakonshme. Edhe pse në vlerë absolute është shumë më poshtë sesa Bitcoin, vetëm 4850 dollarë, Ethereum ka pësuar një rritje prej 560% në vlerë.

Njerëzit po investojnë gjithmonë e më shumë në këto monedha, teksa ekspertët parashikojnë që vala e kësaj bote financiare të decentralizuar do të mbizotërojë mbi atë të bankave.

Në total, në tregjet virtuale, qarkullojnë kriptomonedha Ethereum me vlerë 575 miliardë dollarë, pak a shumë gjysma e Bitcoin, që vlerësohet në 1,3 trilionë dollarë

Analistët e botës së kriptovalutave po shohin një ndryshim të trendit të investitorëve, raporton CNN Business.

Deri para pak kohësh, 75% e kriptomonedhave në qarkullim ishin Bitcoin, ndërsa tanimë kjo shifër ka zbritur në 50%. Kjo kryesisht edhe për faktin se Ethereum po fiton gjithnjë e më shumë terren.

Megjithatë, ekspertët rekomandojnë që investitorët t’u qëndrojnë besnikë kriptomonedhave më të sigurta, Bitcoin dhe Ethereum, dhe të mos ndërmarrin investime të rrezikshme, pasi jo të gjitha kriptomonedhat kanë gjetur terren për përdorim praktik.

Related post

Idriz Voca ndërron ambient, pritet t’i bashkohet skuadrës italiane

Idriz Voca ndërron ambient, pritet t’i bashkohet skuadrës italiane

Idriz Voca pritet të jetë shqiptari i radhës që do të vazhdojë karrierën në Itali. Mesfushori 24-vjeçar, i cili ka luajtur…
Tjetrin vit i skadon kontrata Lewandowskit te Bayerni, për këtë flet Kahn

Tjetrin vit i skadon kontrata Lewandowskit te Bayerni, për…

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Bayern Munich, Oliver Kahn, ka thanë se klubi do të bëjë gjithçka që është e…
Prishtina barazoi me skuadrën nga Kazakistani në miqësoren në Turqi

Prishtina barazoi me skuadrën nga Kazakistani në miqësoren në…

Prishtina ka barazua në ndeshjen miqësore me skuadrën nga Kazakistani, Atyrau, me rezultat 2:2. Në ndeshjen e zhvilluar në një nga…

Leave a Reply

Your email address will not be published.