Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

  • Kulture
  • January 26, 2022
  • No Comment
  • 76

Ka vdekur sonte në moshën 70-vjeçare aktori i njohur i humorit shqiptar Arben Shaka.

Deri më tani nuk dihet arsyeja e ndarjes nga jeta të aktorit.

Shaka e nisi karrierën e tij artistike në rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri” në vititn 1966.

Ishte rreth moshës 16 vjeç kur luajti këtë rol dhe i befasoi të gjithë, pasi askush nuk e priste atë rezultat.

Pjesëmarrja në filma ishte shkas i daljes në skenë me sukses dhe as qe e mendonte që do ta merrnin kaq shpejt për të xhiruar në ndonjë film.

Pasi realizoi me sukses disa vepra, në vitin 1998 ai së bashku me familjen e tij, si shumë shqiptarë të tjerë, emigruan në Greqi.

Gjatë karrieres së tij artistike, ai ka pasur shumë shokë dhe miq, por më pranë ka pasur Skënder Plasarin, Xhemal Myftiu (Kacja), Enver Dauti, këta dy të fundit, fatkeqësisht, nuk jetojnë më.

Ndërsa më afër në skenën e Estradës së Tiranës bashkinterpretuesit e tij kanë qenë Skendër Sallaku, Xhemal Myftiu, Vasillaq Vangjeli, Maxhide Pici (PUPI), Vegim Xhani, Dario Llukaci etj. Ka pasur fatin që të luaj në skenën e Estradës dhe me të madhin Mihal Popi dhe më vonë me Melpomeni Çobanin, nje aktore e shkëlqyer karakteri.

Filmi “Cirku në fshat” (1977), ku luante Arben Shaka në rolin e Agronit, ishte një sukses, por ka pasur shumë role të tjerë si në varietete televizive dhe në estradë me sukses të plotë. Per here te parë merr pjese ne nje film ne vitin 1969 tek “Perse bie kjo daulle”. Me pas vazdhon perseri ne filmin e dyte ne v. 1972 tek “Odiseja e tifozeve” .

Ai ka kaluar plot tridhjetë e tre vite në cirk, në skenë dhe në ekran, për artdashësit shqiptarë.

Related post

Idriz Voca ndërron ambient, pritet t’i bashkohet skuadrës italiane

Idriz Voca ndërron ambient, pritet t’i bashkohet skuadrës italiane

Idriz Voca pritet të jetë shqiptari i radhës që do të vazhdojë karrierën në Itali. Mesfushori 24-vjeçar, i cili ka luajtur…
Tjetrin vit i skadon kontrata Lewandowskit te Bayerni, për këtë flet Kahn

Tjetrin vit i skadon kontrata Lewandowskit te Bayerni, për…

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Bayern Munich, Oliver Kahn, ka thanë se klubi do të bëjë gjithçka që është e…
Prishtina barazoi me skuadrën nga Kazakistani në miqësoren në Turqi

Prishtina barazoi me skuadrën nga Kazakistani në miqësoren në…

Prishtina ka barazua në ndeshjen miqësore me skuadrën nga Kazakistani, Atyrau, me rezultat 2:2. Në ndeshjen e zhvilluar në një nga…

Leave a Reply

Your email address will not be published.