Prishtina barazoi me skuadrën nga Kazakistani në miqësoren në Turqi

Prishtina barazoi me skuadrën nga Kazakistani në miqësoren në Turqi

  • Sport
  • January 26, 2022
  • No Comment
  • 84

Prishtina ka barazua në ndeshjen miqësore me skuadrën nga Kazakistani, Atyrau, me rezultat 2:2.

Në ndeshjen e zhvilluar në një nga fushat e kompleksit “Titanic” ku po qëndron skuadra prishtinase, u zhvillua lojë e hapur nga të dyja ekipet.

Prishtina kaloi e para në epërsi me ç’rast në minutën e 30, një nga futbollistët kazak e dërgoi në portë për 1:0. Atyrau i barazoi shifrat në 1:1 pesë minuta më vonë (35).

Prishtina golin e dytë e realizoi në minutën e 40 pas një aksioni briliant me shumë pasime. Endrit Krasniqi asistoi për Lorik Boshnjakun e ky i fundit brenda zonës e dërgon topin në rrjetë për 2:1. Kazakët në minutën e 50 të pjesës së dytë sërish i barazuan shifrat në 2:2.

Kjo është miqësorja e dytë e Prishtinës në Antalia, pas humbjes në ndeshjen e parë nga Chernomorest Odesa (4:0).

Takimi i radhës kontrollues luhet më 27 janar (e enjte) ndaj ekipit polak Gornik.

Prishtina e drejtuar nga trajneri Abdulah Ibrakoviq në bregdetin turk po qëndron tash e nëntë ditë.

Related post

Idriz Voca ndërron ambient, pritet t’i bashkohet skuadrës italiane

Idriz Voca ndërron ambient, pritet t’i bashkohet skuadrës italiane

Idriz Voca pritet të jetë shqiptari i radhës që do të vazhdojë karrierën në Itali. Mesfushori 24-vjeçar, i cili ka luajtur…
Tjetrin vit i skadon kontrata Lewandowskit te Bayerni, për këtë flet Kahn

Tjetrin vit i skadon kontrata Lewandowskit te Bayerni, për…

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Bayern Munich, Oliver Kahn, ka thanë se klubi do të bëjë gjithçka që është e…
Ish e dashura e Robin Krasniqit, në lidhje me shokun e Ronaldos?

Ish e dashura e Robin Krasniqit, në lidhje me…

Heidi Lushtaku është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme në botë. Bukuroshja, së fundmi raportohet se ka nisur një histori…

Leave a Reply

Your email address will not be published.