Teleskopi i NASA-s niset në misionin historik

Teleskopi i NASA-s niset në misionin historik

  • Tech
  • January 26, 2022
  • No Comment
  • 96

Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) lansoi më 25 dhjetor teleskopin e vlefshëm 9 miliardë dollarë, i cili do të mundësojë qasjen më të thellë në univers deri më tash.

Njëkohësisht lansimi i këtij teleskopi paraqet fillimin e epokës së re të hulumtimeve astronomike.

Teleskopi i fuqishëm, James Webb, i cili përdorë edhe drita infra të kuqe, tashmë do të jetë laboratori më i rëndësishëm shkencor i dekadës së ardhshme, njoftoi NASA.

Teleskopi u lansua nga pjesa e ngarkesës së raketës, Ariana 5, në portin hapësinor Kourou, në Guajanën Franceze.

Muajt në vazhdim teleskopi do të qarkullojë deri tek orbita e vet solare në largësi prej rreth 1,6 milionë kilometra nga Toka.

Qarkullimi i tij rreth Diellit do të përshtatet vazhdimisht me Tokën, në mënyrë që teleskopi dhe Toka të sillën njëkohësisht, raporton REL.

Ky teleskop ka marrë emrin sipas shkencëtarit përgjegjës për zhvillimin e NASA-s gjatë viteve të ‘60-ta.

Webb është rreth 100 herë më i ndjëshëm sesa teleskopi Hubble, paraardhësi i tij, dhe pritet të bëjë transformim të madh në kuptimet shkencore lidhur me hapësirën.

Related post

Idriz Voca ndërron ambient, pritet t’i bashkohet skuadrës italiane

Idriz Voca ndërron ambient, pritet t’i bashkohet skuadrës italiane

Idriz Voca pritet të jetë shqiptari i radhës që do të vazhdojë karrierën në Itali. Mesfushori 24-vjeçar, i cili ka luajtur…
Tjetrin vit i skadon kontrata Lewandowskit te Bayerni, për këtë flet Kahn

Tjetrin vit i skadon kontrata Lewandowskit te Bayerni, për…

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Bayern Munich, Oliver Kahn, ka thanë se klubi do të bëjë gjithçka që është e…
Prishtina barazoi me skuadrën nga Kazakistani në miqësoren në Turqi

Prishtina barazoi me skuadrën nga Kazakistani në miqësoren në…

Prishtina ka barazua në ndeshjen miqësore me skuadrën nga Kazakistani, Atyrau, me rezultat 2:2. Në ndeshjen e zhvilluar në një nga…

Leave a Reply

Your email address will not be published.