Publikohet video e sikletshme e Santianës, zhvishet në sy të banorëve të tjerë për të ndërruar veshjen

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova vazhdimisht po ndodhin ngjarje të ndryshme.

Një nga banoret më të përfolura vazhdon të jetë bukuroshja nga Gjakova, modelja Santiana Maloku.

Ajo ka zgjuar interesim të madh te publiku me debatet, dinamikat dhe sjelljen intime të shpërfaqur së fundmi krah banorit tjetër të shtëpisë, Ylli Dërvishi (Bucit).

 

 

E teksa ka treguar se është një vajzë e çiltër dhe pa komplekse, Santiana këtë e vërteton edhe me faktin se ajo zgjedh edhe të ndërrojë veshjen para banorëve të tjerë.

Në një video e cila është bërë virale dhe ka qarkulluar me të madhe në rrjetet sociale, bukuroshja gjakovare mund të shihet teksa zhvishet në të brendshme për të ndërruar garderobën, teksa këtë e bën në prani të shumë meshkujve në dhomën e gjumit.

 

Megjithëse në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka një kabinë të veçantë për vajzat që ndërrohen dhe të mos e bëjnë këtë para syve të banorëve të tjera, Santiana duket se ka zgjedhur të kundërtën.

Këtë javë të nominuar janë të gjithë banorët e shtëpisë dhe të premten do të eliminohet konkurrenti më pak i votuar nga publiku.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*