Sara Gjordeni zbulon gjendjen shëndetësore të nënës së Bardhit: Jam rrugës për Kumanovë!

Ish-banorja e Big Brother, Sara Gjordeni, ka qenë në vëmendje të madhe gjatë këtyre ditëve.

Ajo ka bërë së fundmi një postim kundrejt menaxherit të Bardhit, Jetmir Agajt, në një formë edhe duke e kërcënuar.

Këto lajmet e fundit i ka komentuar në Big Brother Radio në një lidhje telefonike.

Ajo e nisi telefonatën duke zbuluar se po shkon në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se shëndeti i nënës së Bardhit është më i rëndësishëm se çdo aktualisht.

“Jam rrugës për Maqedoni, momentalisht jam në Kosovë por jam rrugës për në Kumanovë.

Unë mendoj që për momentin duhet të fokusohemi vetëm te gjërat pozitive dhe gjërat e mira që po vijnë, shëndeti i nënës së Bardhit është ende pak delikate por në përgjithësi është mirë.

Nëse diçka nuk del nga unë apo nga Bardhi, ju lutem mos i besoni palëve të treta dhe askujt sepse po përzihen në këtë histori shumë njerëz që nuk iu takon aspak si ish banorë, opinionistë, menaxherë etj”, u shpreh ajo.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*