Zhaklin Lekatari ka folur për herë të parë për raportin me Kiara Titon, pasi u shfaq në programin e saj si opinioniste.
Në MCN, ajo deklaroi se raportet mes tyre kanë qenë korrekte, dhe nuk kanë pasur asnjë diskutim për përplasjet në të kaluarën.
“Unë mora një ftesë për të qenë opinioniste në episodin e parë të DWTS Fan Club dhe sigurisht që e pranova. Nuk kisha pse të mos e pranoja. Patëm një marrëdhënie shumë
korrekte, profesionale. Pa zhvillime në prapaskena. Nuk patëm kohë dhe as dëshirë as unë, as ajo që t’i riktheheshim ngjarjeve të së kaluarës”.
Zhaklin foli edhe për raportin me partnerin e Kiarës, Luizin.
“Ndërsa me partnerin e Kiarës, nuk kam pasur marrëdhënie që pas BBV dhe nuk ma merr mendja që do kem. Unë jam njeri që i qëndroj besnik vetes dhe mendimeve të mia”.
Leave a Reply