Në spektaklin e mbrëmshëm të ‘Big Brother VIP Kosova’ u rikthye në vëmendje historia e Vesa Vllasaliut me ish-partnerin e saj, futbollistin Mërgim Berisha.. Ajo ka vazhduar të ndajë detaje tronditëse nga romanca e tyre toksike.
Mes tjerash, tha se kishte parë edhe disa tituj portalesh në lidhje me këtë, ku edhe kishte folur vëllai i ish-të fejuarit. “Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam biseda (chat) që më ka shkruar edhe mua. Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij, e më ka shkruar edhe mua. Le të flasin ç`të duan. T’i mbyllin dhe borxhet e mia, të mi japin të gjitha gjërat e mia që i kam prej familjes time. Po luftoj për të drejtat e mia”, deklaroi mes tjerash ajo.
Pas gjithë këtyre, Berisha duket se në një formë reagoi në rrjete sociale duke publikuar një foto me partneren e re, Edonën. Ata shihen të lumtur me njëri-tjetrin, si për të treguar se kjo histori nuk po ndikon në marrëdhënien e tyre.
Leave a Reply