Flet për herë të parë nëna e Edona James, tregon historinë familjare dhe raportet me babain e vajzës

Senzacioni i këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Edona James, ka thyer çdo record sa i përket Hashtagut në Tik Tok, me emrin e saj.

 

Për herë të parë për Prive flet nëna e saj, e cila ka qenë përkrahësja më e madhe e Edonës që ajo ta marrë këtë udhëtim.

“Është shumë e vërtetë, Edona më mori në telefon dhe më tregoi që ka marrë një ftesë për Big Brother VIP Kosova, dhe tha nuk e di a të shkoj, a të mos shkoj. Unë i thashë, Edonë, po, shko, ti ke qenë edhe në emisione të Gjëermanisë dhe e di që ia del. Le ta shohin njerëzit si ka qenë puna jote, dhe si është deri sot.” – filloi rrëfimin nëna e Edonës

 

 

Nëna e saj tregon që vëllai i Edonës kishte menduar që nuk është ide e mirë sepse mendonte që populli shqiptar do ta paragjykonin, dhe kjo nuk do të ishte mirë për Edonën. Më tutje ajo tregon që kishte insistuar që ajo të hynte në këtë format, duke pasur besim të plotë që ajo ia del, transmeton Prive.

Sa i përket pjesës së babait të Edonës, ajo rrëfen që pas ndarjes nuk kanë pasur keqkuptime, “Ne jemi kuptuar shumë mirë dhe kemi pasur raporte të mira”, tregon nëna e Edonës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*