Unë kam për të të shkatërruar”, plas keq sherri mes dy konkurenteve në “Big Brother VIP Kosova”!

Shqipe Hysenaj dhe Linda Halimi së fundmi kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën brenda shtëpisë së spektaklit televiziv “BBVK2”.

Megjithëse disa ditë më parë, vajzat kishin krijuar një marrëdhënie të mirë, ka qenë pikërisht zinxhiri i shpëtimeve ai që bëri që ato të shpërthejnë ndaj njëra-tjetrës.

 

Gjatë prime-it të kaluar Shqipja nuk shpëtoi Lindën nga nominimi, por çiftin Iliriana dhe Adri, ndërsa ditën e sotme këngëtarja teksa po bisedonte me disa banorë në oborrin e shtëpisë tha që do ia nxijë jetën Shqipes.

“Unë kam për të të shkatërruar, për një fjalë do të të kapem, të shoh të fortë dhe qëllimi im është me të rrëzuar, kam me ia nxijë jetën, normal këtu në kuadrin e lojës”, paralajmëroi Linda konkurrenten

 

Mos harroni të ndiqni videon: 👇🏻

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*