Detajet e krimit në Kosovë/ Ish-këshilltari i Pacollit pagoi bashkëfshatarin për t’i vrarë gruan, ekzekutimin e “shiti” si grabitje

Autori ka rrëfyer se është paguar nga Naim Murseli për të kryer vrasjen…

Zbardhen të tjera detaje nga krimi makabër në Kosovë, ku u vra Liridona Murseli. Në pranga ka rënë burri i saj dhe një tjetër person, pasi ngjarja ka qenë e inskenuar nga partneri i viktimës. Mësohet se ai ka paguar një të njohurin e tij që t’i vriste bashkëshorten, duke e kamufluar më pas ngjarjen si grabitje.

Policia arriti të binte në gjurmët e autorit, i idetifikuar si Granit Plava dhe pas marrjes në pyetje, ai ka rrëfyer se është paguar 30 mijë euro nga Naim Murseli për të kryer vrasjen. Ndërkohë ata rezultojnë bashkëfshtarë.

 

Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy banesave në Gjakovë. Fillimisht dyshimet ishin se bëhej fjalë për grabitje, por rasti po hetohet si vrasje me paramendim.

Ngjarja e rëndë që tronditi Kosovën ndodhi të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiçi” në Prishtinë. Ngjarja u raportua si grabitje që eskaloi në përdorimin e armës nga e cila gjeti vdekjen tashmë e ndjera, Liridona Murseli.

 

Në vendin e ngjarjes, brenda në veturë prezent ishin burri i Liridona Murselit, Naim Murseli, njëkohësisht ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit. Ai rrëfeu para policisë së ngjarja kishte nisur si grabitje dhe përfundoi me vrasjen e bashkëshortes së tij.

Bashkë me çiftin në veturë ishin edhe dy fëmijët e tyre, të cilët u larguan nga vetura së bashku me babanë e tyre, teksa panë se nëna e tyre u vra nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhej në njoftimin e policisë.

Por dëshmia e burrit ka ngjallur dyshime, i cili mori fëmijët dhe la bashkëshorten aty. Më pas policia arriti të binte në gjurmët e autorit, i cili pas prangosjes ka rrëfyer gjithçka.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*