Darka e nominimeve mbrëmë ka ngjallur reagime të shumta, e ka trazuar disa nga banorët.
Buci e Santiana janë trazuar pas disa pyetjeve pikante nga publiku e gjithashtu edhe nga banorët.
Pas përfundimit të darkës, dyshja kanë biseduar me njëri-tjetrin.
Derisa Buci, Besi dhe Santiana diskutonin për Shqipen, dhe se çfarë kishte thënë ajo në darkën e të nominuarve që ndoshta edhe e ka prekur pak Santianën, Buci ia hapi rrugën Santianës nëse ajo dëshiron ta vazhdojë këtë lojë vetëm.
“Ti edhe mundesh me u tërheq, unë nuk e kam problem, nëse unë jam duke të të bërë dëm saqë po ekzagjerohet, unë jam shumë i pajtimit mu tërheq e mos me pas afrimitet”, është shprehur Buci.
Leave a Reply