Naim Murseli dhe dy të dyshuarit tjerë nesër dalin para gjykatës

Tre persona janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës si të dyshuar për vrasjen e Liridonës. Në mesin e të arrestuarve është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka paguar dikë për ta vrarë gruan tij.

Të tre të dyshuarit do dalin nesër para Gjykatës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

 

“Nesër në 09:30 është caktuara seanca dëgjimore”, tha ajo.

Autori që dyshohet se ka kryer vrasjen e ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Murseli. Ky i fundit dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatar mes vete.

Është arrestuar edhe një person i tretë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit.

Insajderi nga burime të sigurta mësoj se i arrestuari është Kushtrim Kokalla. I njëjti është pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

Ai dyshohet të ketë bashkëpunuar me Naim Murselin, bashkëshortin e Liridonës, dhe Granit Plavën, dorasin, në vrasjen e të ndjerës.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit dhe një personi tjetër lidhur me vrasjen e Liridona Murselit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*