Vrasja e Liridona Ademajt më 29 nëntor ka tronditur opinionin publik.
Dy ditë më vonë, u arrestuan tre të dyshuar për vrasjen e saj, përfshirë dorasin Granit Plava, bashkëshortin e të ndjerës, Naim Murseli, i cili dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen e Liridonës, si dhe Kushtrim Kokallën, si i dyshuar për bashkëpunim.
Ishte raportuar se familjeve të të dyshuarve u janë dhënë dy ditë besë, dhe se më pas do të përgjigjeshin me Kanun ndaj këtij rasti.
Indeksonline ka kontaktuar babain e Naimit, Shaban Murselin, i cili thotë se sot është vizituar nga pjesëtarë të familjes Ademaj, të cilët i kanë thënë se kanë përfunduar ditët e besës.
“Na kanë ardhur sot dy persona dhe na kanë thënë që “ne kërkojmë gjak”.
Thonë se duan përmes Kanunit ta zgjidhin këtë çështje. Tek të tre familjet, dhe jo vetëm tek unë. Unë nuk mundem t’i them dikujt “mos më vrit”. Kur të duan le të më vrasin, unë s’kam çfarë të bëj.
S’kam zgjidhje. Policia më ka thanë që për çdo lëvizje, çdo mesazh, t’i lajmëroj.
I thirra e iu thashë që jam i kërcënuar me jetë. Iu thashë që i kam dy fëmijët e mitur në shtëpi. Tani i kam dy patrulla të policisë që janë duke e ruajtur shtëpinë. Ishte edhe një hetues civil. Unë e kam për nipat, se mua le të më vrasin kur të duan.”
Një gjë të tillë e ka mohuar vëllai i Liridonës, Leonardi.
Ai thotë se po të donin të bënin një gjë të tillë, do e kishin bërë kohë më parë
Leave a Reply