Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, ka konfirmuar se e ka takuar djalin e tij në Burgun e Sigurisë së Lartë ku ai ndodhet pas arrestimit.
Takimi mes tyre, sipas Shaban Murselit, ka ndodhur gjatë ditës së premte, ndërsa shton se se djali i tij i ka thënë se nuk ka gisht në vrasjen e Liridonës.
“Sipas fjalëve të tij, Naimi as nuk ka paguar 30 mijë euro, as nuk ka blerë armë dhe as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë”, tha Shaban Murseli.
Kujtojmë që në pranga për ngjarjen kanë rënë Naim Murseli, personi që dyshohet se ka paguar për vrasjen, Granit Plava, vrasësi i dyshuar i Liridonës, Kushtrim Kokalla si organizator i dyshuar i planit të vrasjes dhe personi i fundit i arrestuar pasditen e djeshme, Tomë Dodaj, i cili dyshohet se i ka shitur armën e krimit Naim Murselit.
Leave a Reply