“Dua të rri me ty”, Ylli i qëndron afër Santianës pasi fillon të qajë me dënesë!

Santiana Maloku po vazhdon të jetë njëra ndër banoret më të përfolura në Big Brother VIP Kosova 2.

Konkurrentja e këtij formati ka qenë së fundmi duke biseduar me Besin e Santianën, ku në një moment ka filluar të qajë.

Të njëjtës i qëndroi fillimisht afër aktori Besart Zeneli, e më pas iu afrua edhe Ylli Dervishi.

Bukuroshja gjakovare ka qenë e shqetësuar kohëve të fundit për shkak të raportit që krijoi me Bucin.

Ajo mori edhe një letër nga i dashuri, i cili i tha që duhej të ndryshonte lojën, pasi e ka shfrytëzuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Të njëjtit kanë filluar të distancohen, ndonëse ditëve të fundit janë parë sërish duke qëndruar bashkë.

Teksa Santi po qante kërkoi nga Ylli që të largohej, por që ky i fundit nuk pranoi ta linte vetë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*