Motra e Ylli Dervishit, Mirjeta Dervishi, së fundmi në emisionin “Ora 7” ka folur për lojën e tij brenda si dhe për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo thotë se Ylli është një lojtar shumë i mirë, person i dashur dhe se është fiks për atë format.
“Buci apo Ylli siç e ka emrin, është me të vërtetë një yll. Buci është një nga lojtarët që nga dita e parë ka bërë zhurmë. Është një lojtar shumë i mirë. Buci është një djalë me zemër të madhe. Një djalë që të gjithë ata që e njohin, e njohin në fakt kush është Buci. Loja e tij është e duhura për këtë reality, aty nuk kanë shkuar për të fjetur”, u shpreh ajo.
Mirjeta tutje theksoi: “Deri më tani është gjithçka në rregull, normal ka edhe komente. Njerëzit po gjykojnë shumë nga ato që po dalin nga TikToku. Nuk është se po e shohin gjithë kohën”.
Buci dhe Santiana nuk njihen nga jashtë. Ata kanë një kimi të lojës dhe po vazhdojnë lojën, të dy kanë lidhjet jashtë, familjet jashtë”.
Dervishi përfundoi: “Nuk shkojnë në atë masë sa të shkatërrojnë gjithçka. Duhet edhe komentuesit edhe të gjithë njerëzit që të ndryshojnë qasje me këto komentet negative, ofenduese”.
Leave a Reply