Shqipja dhe Mirdoni ‘kundër’ banorëve të tjerë, cili është plani i tyre?

Shqipja dhe Mirdoni po thurin plane për të manipuluar banorët e tjerë, që t’i bëjnë të besojnë se ata janë zënë.
Ideja për këtë plan ishte e Mirdonit dhe Shqipja mesa duket e ka ‘përqafuar’ rrengun.

Mirdoni: Ne sot afrohemi, nesër rrimë akoma më shumë dhe për një moment zihemi.

Të mendojnë banorët se i kemi prishur marrëdhëniet, të shikojmë se çfarë do bëjnë.

Shqipja: Po e kuptova planin tënd, do zihemi që të shikojmë se kush do hidhet kundër meje ose teje.

Shqipja së fundmi është afruar shumë edhe me Ardin, mikun e Mirdonit, por ende nuk është asgjë e prerë pasi Ardi ka kaluar shumë kohë edhe me Albën.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*