Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, tensionet janë një pjesë e pashmangshme e dinamikave të brendshme, dhe së fundmi, situatat u bënë më të ndezura mes konkurrentit Ganiu dhe Miss Rose, të dy të nominuar këtë javë.
Diskutimet dhe përplasjet verbale janë bërë pjesë e rutinës së përditshme, ku secili banor përpiqet të shprehet dhe të mbrojë qëndrimet e tij.
Ganiu, i cili nuk hezitoi të flasë hapur, iu drejtua Miss Rose-s me akuza të forta duke i thënë: “Po jap shou, po bëj loja herë mirë e herë keq, e ju rrudheni sepse jeni false, artificialë.
E ti që pin alkool e abuzon ditë e natë, se isha nëpër ndejat e tua dikur, je false”, duke aluduar në sjelljet e saj në të kaluarën dhe ato brenda shtëpisë.
Reagimi i Miss Rose nuk vonoi, ku ajo theksoi se do të përballej me këto deklarata jashtë shtëpisë, duke paralajmëruar një përballje më të ashpër në prani të bashkëshortit të saj: “Për këtë deklaratë, do të pres jashtë bashkë me burrin tim”.
Ndërhyrja e Bleros ka shtuar një element shtesë në këtë debat, duke treguar se ndikimet janë të ndryshme dhe se asnjë banor nuk është i imunizuar nga tensionet e krijuara në këtë hapësirë bashkëjetese.
Këtë të premte, njëri prej gjashtë të nominuarve të javës (Miss Rose, Gani Gërmia, Blero, Kader Kicaj, Lumbardh Salihu e Shqipe Hysenaj), do të lërë shtëpinë.
Leave a Reply