Banorët po vazhdojnë të krijojnë situata të ndryshme në Big Brother VIP Kosova 2.
Së fundmi në oborr ka qenë duke qëndruar Blero bashkë me Edonën dhe Santianën.
Teksa binte shiu, transgjinorja nga Suhareka iu afrua Bleros dhe e pyeti se përse bie shi.
“Shumë e thjesht Edonë. Varet prej ajrit, toka do të thotë e lëshon ajrin lart, kur shkon lart ajri, formohen retë.
Kur formohen retë, ajri krijon ujë, lagështi. Kur e arrin atë, fillon uji me pikë edhe bie shi. Lëshon kështu toka, kur krijohet ujë bie”, u shpreh fillimisht ai.
Artisti vazhdoi: “Gjithçka që është në tokë, është në shërbim tonin. Me u ndal shiu më nuk ka jetë”.
Leave a Reply