Ky edicion i Big Brother VIP Kosova ka dëshmuar se nuk është skenë e debateve vetëm, por edhe e romancave.
Së fundmi, dy prej banorëve të shtëpisë, Lumbardhi dhe Kaderi, janë parë shumë të afërt më njëri-tjetrin.
Gjatë ditëve të fundit, momentet mes Lumbardhit dhe Kaderit janë bërë gjithnjë e më të ngrohta.
Puthjet dhe përqafimet e tyre janë bërë pjesë e rutinës së përditshme, duke sjellë një ndjenjë të një lidhjeje që thellohet me kalimin e çdo dite.
Përpos kësaj dyshja kanë bërë një kërkesë tek “Vëllai i Madh”.
Ata kanë kërkuar një darkë romantike vetëm për ata të dy, një hap që tregon se ata dëshirojnë të shijojnë një moment intimiteti dhe qetësie larg syve vëzhgues të shtëpisë dhe banorëve të tjerë.
Leave a Reply