Ledioni i mori drejtimin e Big Brother Vip? Reagimi i Arbana Osmanit shuan çdo dyshim(FOTO)

Para disa javësh zbuloi se Big Brother Vip do të filloje me 13 janar, dhe do të drejtohet nga Ledion Liço.

Ndryshe nga edicionet e tjera, ku prezantuese ka qenë Arbana Osmani, duket se këtë herë nuk është gjetur gjuha e përbashkët mes saj dhe drejtuesve të Top Channel.

Në media është folur për një raport të ftohtë mes Arbana Osmanit dhe Ledion Liços, ku këto zëra u shtuan akoma më shumë kohët e fundit, pasi u vendos se kush do ta merrte dtejtimin e Big Brother Vip 3.

Duke qenë se jemi disa javë para fillimit të Big Brother Vip, Ledioni ka vendosur që të jetë aktiv në rrjetet sociale, duke postuar foto nga jeta e përditshme.

Ditën e djeshme ai ka postuar një foto, ku duket bashkë me Sarën në makinë.

Dhe vëmendjen më të madhe e mori komenti i Arbanës, e cila u ka dërguar emoji me “sy zemra”, koment ky si një “bekim” për Ledionin për nisjen e Big Brother Vip.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*