Edona e ashpër me Ganinë: Ti je alkoolik, dil jashtë dhe kërko ndihmë tek doktori sepse ke një problem të madh!(Video)

Një përplasje e madhe ka ndodhur mbrëmë (e mërkurë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.

Kjo në mes të humoristit Gani Gërmia e transgjinores nga Suhareka, Edona James.

Ajo u nervozua jashtëzakonisht me Ganinë për shkak të një gjesti të tij që kishte bërë.

“Ti nuk je normal, baju mos fol me mua. Shkele. Baju. Mos më rri para syve, nuk dua me t’i pa sytë. Bajati i zanave. Alkoolik, baju. Mos më fol më. Rrencan, e ki një problem”, iu drejtua biondja, Ganisë.

Gazetari në anën tjetër mundoi ta qetësonte duke i thënë se ka bërë shaka.

Megjithatë, Edona e nervozuar vazhdoi: “Dil prej këtu. Merre një ndihmë, më së miri për jetën tënde. Duhet me i tregu këtij ku e ka vendin”.

E njëjta vazhdoi duke i thënë sërish të largohet nga ky reality shou, e të kërkoj ndihmë jashtë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*