Një situatë e papritur ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku Ylli, njëri prej banorëve, ka hedhur në lojë një pyetje mjaft të pazakontë për banoren Santiana Maloku.
Ai, me një qasje provokuese, i ka drejtuar asaj pyetjen: “A kishe fjetur me mua për ta rritur çmimin për 30 mijë euro?”
Përgjigja e Santianës ndaj kësaj pyetjeje të drejtpërdrejtë ishte e prerë dhe pa hezitim ajo e hodhi poshtë mundësinë, duke deklaruar se nuk do të bënte diçka të tillë, as me Yllin e as me ndonjë banor tjetër të shtëpisë.
Ylli shtoi se për të nuk do të kishte rëndësi nëse personi në fjalë do të ishte burrë apo grua; ai do të pranonte të bënte këtë veprim nëse do të kishte si shpërblim një çmim monetar.
Leave a Reply