Shtëpia e BBVK u mbush me ndjenja dhe emocione pët Santianën dhe Bucin mbrëmjen e kaluar, teksa vallëzonin të përqafuar.
Pas mbarimit të Prime-it, Ardi u vendos përballë mikrofonit dhe nisi të këndonte këngë dashurie.
Ai e mori Santianën në përqafim dhe të dy filluan të kërcejnë nën tingujt romantikë.
Santiana, e rrëmbyer nga emocionet, nuk mundi të përmbante lotët dhe filloi të qajë gjersa i qëndron Bucit në krah.
Skena u bë akoma më e veçantë kur merr në konsideratë afrimitetin që Santiana dhe Buci kanë treguar gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBVK, pavarësisht faktit se të dy janë në lidhje dashurie jashtë mureve të kësaj shtëpie.
Afërsia e tyre ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes dhe ka ngjallur jo pak pyetje dhe komente nga ana e publikut dhe të bashkëbanorëve.
Leave a Reply