Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj janë çifti i parë i krijuar në Big Brother VIP Kosova 2.
Banorët tashmë kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë, derisa po shijojnë çdo moment bashkë.
Ata kanë treguar se janë të lumtur deri në këtë kohë dhe se kanë filluar ndjenjat e para mes tyre.
“Të dua nga zemra, a e di sa shumë. Jam dashuruar deri në cep”, i tha Lumi, Kaderit.
“Këtë fjalë se kam dëgjuar kurrë”, tha mes tjerash Salihu teksa po qeshte vazhdimisht.
Bukuroshja nga Prizreni ia përmendi edhe një fjalë të opinionistes Anita Muçaj-Haradinaj, e cila i tha Lumit se jashtë të presin shumë femra.
Sidoqoftë, pritet të shihet se si do të rrjedhë ky raport mes tyre.
Leave a Reply