Big Brother VIP Albania 3’ nisi mbrëmjen e djeshme edicionin e tretë të këtij formati të suksesshëm dhe shumë të ndjekur nga shqiptarët. Plot 18 konkurrentë do të garojnë me njëri-tjetrin për çmimin e madh.
Një ndër konkurrentet është edhe gazetarja investigative Lediona Xheladinaj, e cila është bërë e famshme në rrjetet sociale për diskreditimin e maniakëve, pedofilëve, por edhe abuzues të tjerë.
Gjithashtu ajo ka një emision të vetin të quajtur ‘Habere Fshati’, i cili është shumë i ndjekur në Youtube.
Por emisioni në të cilën Lediona, ‘Piranjat’, i ka habitur të gjithë me postimin e tyre në instastory, duke shkruajtur se e kanë kërkuar gazetaren e tyre dhe e kanë gjetur në Kashar.
Në një tjetër story, ‘Piranjat’ shkruajnë se meqenëse nuk është paraqitur në redaksi, Lediona është e pushuar nga puna
Leave a Reply