“Po ik moj p*rdhu”-Tone të ashpra dhe ofendimi, Meri Shehu e acaruar me 3 vajzat e “BBV”: Më marrsh të ligat, të njohim k…

Debatet në “BBVA” duket se kanë nisur shumë shpejt. Edhe pse shumica prej tyre nuk e njohin shumë mirë njeri-tjetrin kjo nuk e ka penguar astrologen, Meri Shehu që të kalojë në ofendime ndaj Roza Latit, Rike Rocit dhe gazetares Ledjona Xheladinaj.

Në një bisedë që dukej normale ku të gjithë po shprehnin mendimin e tyre Merit nuk i kanë pëlqyer komentet e dhëna nga 3 vajzat e shtëpisë duke nisur kështu një debat.

Pjesë nga biseda:

Roza: Nga debatet e krijuara pak a shumë po kuptoj karakterin e gjithsecilit këtu

Meri: Pse çfarë të duhet ty të merresh me kë do po shif veten tënde

Roza: Jo këtu kam ardhur të merrem me të gjithë

Meri: Pse kush ta ka dhënë ty “patentën” të merresh me mua

Roza: Unë kam kuptuar se Rike për shembull nuk ta harron diçka që mund ti bësh

Meri: Po punë e madhe, aman se edhe ti si ajo je e njëjta kategori

Roza: Më lër ta mbaroj…

Meri: Nuk je njeri i të vërtetës ti jo se të njohim

Roza: Budallai të mbytë me budallikun e vet

Menjëherë ka ndërhyrë edhe konkurrentja Rike Roci e cila i kërkon llogari për mënyrën se si u shpreh dhe pse e quajti “një kategori”.

Meri i përgjigjet duke i thënë: Jeni femra të vogla hakmarrëse që doni të fitoni me këto lloj substancash të dëmshme për shoqërinë.

Ledjona jep mendimin e saj lidhur me bisedën.

Meri: Çfarë ke ngrenë ti? Makarona ke ngrënë po ik moj p*rdhu, se qenke debile fare.

Ledjona: Ja pra fytyra e VIP-it

Meri: U më marrsh të ligat

Ledjona: Kë të marr më parë se ke shumë, kujdes përdor fjalorin e duhur

Meri: Sipas njerëzve përdoret fjalori, shkoni mbaroni ndonjë shkollë hajrit pastaj hajde më flisni.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*