Një situatë paksa e sikletshme aq edhe e çuditshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë prime-t të “Big Brother VIP Kosova”.
Teksa dy prezantuesit e programit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi po lexonin emrat e banorëve që i shpëtojnë eliminimit, një letër e vogël ka rënë nga duart e Alaudinit.
Megjithëse nuk kuptohet saktësisht vlera e asaj letre, në rrjet pamjet janë bërë virale.
Në video shihet qartë se në momentin kur letra bie në tokë, Alaudini sinjalizon duke prekur kufjen që të jepet menjëherë publicitet.
Leave a Reply