Skandalizon Edona: Thyen rregullin kryesor të patentës së Big Brother – promovon dhunën!

Edona James e cila u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova 2, mori vëmendje të madhe nga publiku.

Ajo shpeshherë u karakterizua për deklaratat bombastike e të drejtpërdrejta që i thoshte brenda shtëpisë.

Mirëpo, e njëjta së fundmi ka shkuar tejet larg.

Gjatë një bisede mes saj, Adrit e Ilirianës ajo promovoi dhunën teksa tregonte se e ka rrahur një herë burrin e saj.

“Më thoshte ‘ti nuk di. Ti vetëm di t’i hapësh këmbët dhe më shumë nuk di’.

Kam qenë duke fshirë shtëpinë, dhe i kam hyrë me fshesë, bam e bam e bam e bam, derisa është rrëzuar në tokë, edhe i kam thënë: ‘Po unë di edhe diçka tjetrër, edhe këtë e di, me ta thy ty kërrbinën’”, tha ajo.

Para pak ditësh në formatin e njëjtë veçse në Shqipëri, banori Klodian Duro u përjashtua automatikisht nga gara pasi theu njërin prej rregullave kryesore që parasheh patenta e këtij formati, promovimin e dhunës.

Masi zarfi spo vjen tpakten largojini fshisat prej shpise se gjithcka mundet me ndodh

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*