Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, të gjitha sytë janë drejtuar nga moderatori Meriton Mjekiqi dhe gazetarja Ilnisa Agolli, të cilët duke marrë parasysh kështu si e kanë nisur, mund të themi që janë drejt një romance.
Ndonëse kanë vetëm dy javë që janë bërë pjesë e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, afrimiteti që Meritoni dhe Ilnisa kanë krijuar me njëri-tjetrin të bën të mendosh se ata njihen që jashtë, por jo. I gjithë pëlqimi, dashuria mes tyre ka lindur brenda shtëpisë dhe si duket po ecën me ritme shumë të shpejta.
Puthje, përqafime, fjalë përkëdhelëse, madje s’kanë nguruar të ndajnë të njëjtin shtrat. Brenda në shtëpi çdo gjë duket “ok” dhe dashuria mbizotëron, por si e sheh publiku jashtë këtë afrimitet të dy konkurrentëve?!
Mjafton të hidhni një sy në komentet e bëra në rrjetet sociale dhe do të kuptoni që shikuesit janë tepër skeptikë sa i përket kësaj marrëdhënie.
Të gjithë janë duke “kryqëzuar” Ilnisën për hapat e shpejta që është duke ndërmarrë. Madje, disa prej tyre besojnë vërtet në ndjenjat që ajo ka për Meritonin, mirëpo s’thonë të njëjtën gjë për këtë të fundit i cili sipas qytetarëve është duke e përdorur në lojë gazetaren.
Leave a Reply