Gazetarja Ilnisa Agolli dhe moderatori Meriton Mjekiqi duket se janë çifti i parë brenda shtëpisë së Big Brother Vip3.
Dyshja, të cilët kanë nga një fëmijë nga marrëdhënie të mëparshme, janë shfaqur në momente të nxehta në krevat.
Teksa qëndronin të mbuluar me jorgan në krevat kur u shtrinë për të fjetur, gazetarja dhe moderatori kanë shkëmbyer puthje e përqafime.
Por, gjatë momenteve intime, Ilnisa, e cila është nënë e një vajze, i drejtohet Meritonit duke i thënë: “Rri mirë, rri tani të flemë pak gjumë se unë s’kam fjetur. Çfarë njeriu paske qenë”, ndërsa të dy qeshin.
Leave a Reply