Raportet e Meriton Mjekiqit me vajzat brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania jane bërë kryefjalë e mediave rozë.
Moderatori nga Kosova duket se po krijon një histori dashurie me Ilnisa Agollin, por nga ana tjetër një raport të afërt ka herë pas here edhe me Rike Roçin. Në lidhje me këtë të fundit, po aludohet një teori e re: A kanë pasur një histori jashtë Meritoni dhe Rikja?
I ftuar në emision televiziv ka qenë gazetari nga Kosova Shëndrit Lumi, i cili ka folur më shumë rreth kësaj teme.
Si qëndron e vërteta? Sipas Shëndritit, deri më tani nuk ka gjetur asnjë fakt që e mbështet një aludim të tillë.
“Sa kam hulumtuar për këtë çështje sot…pothuajse gjatë gjithë ditës. Nuk kam gjetur asnjë gjë. Megjithatë, kam pyetur shoqërinë e Meritonit”, u shpreh ai.
Ndërkohë, i ftuar gjithashtu ka qenë edhe aktori Visjan Ukcenaj, i cili ka dhënë edhe sugjerimin e tij për këtë situatë:
“Të këshilloj të pyesësh dikë, Meriton Ademin. Nëse ai ka pasur një histori, ai duhet ta dijë me patjetër.
Nëse nuk e ke pyetur akoma, duhet ta pyesësh. Sepse unë e njoh Meritonin dhe e ka një shok shumë të mirë dhe të afërt”.
Gjatë bisedës, në studio u transmetua një klip i shkëputur nga “Big Brother Vip Albania”, ku Rike dhe Meritoni dukeshin shumë të afërt dhe po bisedonin se e njihni njëri-tjetrin edhe më parë. Pas klipit, Visjani shtoi:
“Shiko, kjo nuk mu duk asgjë domethënëse për një aferë jashtë. Dikush që ka pasur marrëdhënie nuk flet fare kështu.
Ta siguroj që dikush që ka pasur marrëdhënie intime ose diçka… shokë, po. Janë takuar me shoqëri të përbashkët. Sapo e bëri deklaratë vetë Rikja. Besoj që ata janë takuar dhe kanë pasur një miqësi të përbashkët.”
Gjithsesi, se si qëndron e vërteta, e dinë vetëm Meritoni dhe Rikja.
Leave a Reply