Nuk i treguan që gjyshi i ka ndrruar jetë,ja veprimi që Blerando do e bëjë për produksionin!

Finalisti i dytë i Big Brother VIP Kosova 2, Blerin Lajçi, i njohur ndryshe si Blerando ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të finales së madhe të këtij reality-show.

Blerando ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij që e përkrahën gjatë rrugëtimit të tij për 105 ditë në shtëpinë e famshme.

Ju falëndëroj për përkrahjen dhe dashninë që ma keni jep gjatë gjithë rrugëtimit në Big Brother. Pa votën tuaj nuk kisha arritë këtu”.

Por, Blerando mori një lajm të trishtë pas përfundimit të BBVK. Atij i ka vdekur gjyshi gjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë së Vëllait të Madh.

Sot në mëngjes mora lajmin që gjatë qëndrimit tim në Big Brother kisha humbur gjyshin tim të dashur. Shpresoj që më kuptoni që më duhet pak kohë për famijen time”.

Së shpejti kthehet Blerando i juaj me pozitivitet dhe surpriza të reja. Ju dua pa fund nga zemra”, ka përfunduar shkrimin këngëtari

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*