Ish-i dashuri i Sara Gjordenit, Endrik Beba iu bashkua dje në mbrëmje shtëpisë së Big Brother VIP 3.
“Me një nga banoret kam pasur histori. Ndërsa kur është pyetur nga Meritoni, ai tha: “E kam parë historinë që është krijuar këtu. Historia që kam pasur unë është para shumë vitesh. S’kam asgjë provokative, unë të gjithë këtu do t’i respektoj, i vlerësoj të gjithë si njerëz. Nuk do të ndërhyj. Është një gjë që dihet. Kur të dalësh do e kuptosh pse e kam thënë”, u shpreh ai gjatë klipit prezantues.
“Nuk dua të nxitohem sepse familja ime sheh dhe ka qenë shumë e lënduar nga çfarë ka bërë ai. Problemi nuk është romanca që kam pasur 9 vite më parë, por tek lloji i personit që Endriku është”, tha Sara pas deklaratës së ish-të dashurit.
“Mos bëj panik, çdo gjë që të ndodhë këtu jemi. S’kam asgjë kundër teje, as të kaluarës, as atij çunit. Nëse më provokon në ndonjë pikë mos ndërhyj. Ke pasur çfarë ke pasur respekt, nuk kam kurrgjë kundër”, i tha Bardhi.
Leave a Reply