Një zarf i zi ka hyrë ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”. Egla Ceno ka thyer një nga rregullat bazë pasi nuk ka mbajtur të ndezur mikrofonin.
E për këtë arsye janë dënuar të gjithë banorët. Në zarfin e zi thuhet se do kenë ujë të limituar dhe do të qëndrojnë pa ngrohje jashtë, deri në një njoftim të dytë nga Vëllai i Madh.
“Banorë, siç edhe ju e dini rregullat e Vëllait të Madh duhet të respektohen nga të gjithë me përpikmëri. Një nga rregullat bazë është që mikrofoni të jetë i ndezur
Ky rregull është thyer vazhdimisht nga Egla sot. Për këtë arsye Vëllai i Madh iu dënon të gjithëve duke patur ujë të limituar dhe të qëndroni pa ngrohje jashtë deri në një njoftim të dytë”, shkruhej në zarfin e zi.
Leave a Reply