Romeo Veshaj ka paralajmëruar se është gati të lërë shtëpinë e Big Brother Vip, i gjendur përballë akuzave se ka ushtruar presion ndaj Heidit.
I ulur në darkën e shtruar nga produksioni pas spektaklit të djeshëm, ai tha se është gati të bëjë valixhet gati duke shprehur habi për kritikat ndaj tij nga ana e opinionistëve dhe drejtuesve të programit.
“Unë po i jap presion kësaj gocës (Heidit).
Çfarë po thoni?! Unë jam për të marrë valixhet për të dalë”, deklaroi Romeo.
E pranishme në diskutim ishte edhe Erjola, e cila iu drejtua Romeos duke thënë se ky është vetëm opinioni i tre personave dhe jo të gjithë shqiptarëeve që ndjek këtë program.
Leave a Reply