Jetmiri thyen heshtjen: më tradhtoj më jepi besen që nuk do krijonte lidhje, por do e shkatrroj tani!

Bardhi ka qenë së fundmi i ftuar në ‘Fan Club’, ku ka thyer heshtjen duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve e gjërave që janë shpërndarë këtë kohë.

Ai ka komentuar situatat që kanë ndodhur pas daljes së tij nga Big Brother VIP Albania 3.

Artisti nga Maqedonia hodhi poshtë të gjitha aludimet sa i përket nënës së tij, për të cilën deklaroi se tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sa i përket raportit me menaxherin e tij, Jetmir Agajn, Bardhi shprehet se nuk ka komunikuar që një ditë pasi doli nga BBVA 3.

Ai shprehet se ende nuk e kanë sqaruar problemin me njëri-tjetrin dhe bëri me dije se ditën e sotme, do hapë një Instagram të ri, të cilin do e gjejmë tek Instagrami i Sarës.

Bardhi: Nëna është mirë. Nuk ka qenë Gjermani, prej Gjermanisë ka ardhur 6 mars, në atë koncert nuk ka qenë fare.

Në spital ka qenë, por nuk ka fjetur aty, ka shkuar të vizitohet dhe është kthyer në shtëpi, nevoja për të pasur të birin pranë është mëse normale.

Bardhi: Nuk ishte për shëndetin e nënës, ishte për disa situata që Sara kishte parë.

Keqmenaxhimi i situatës që kur unë isha brenda, ishte arsye e konflikt të Sarës me Jetmirin. Fshirja e fotove tona etj.

Përsa i përket Jetmirit, nuk kam diskutuar që nga dita e nesërme që kam dalë nga shtëpia.

Unë do e zgjidh këtë problem dhe do e bëjmë publike apo jo këtë gjë, është për t’u parë.

Enxhi: Cila është arsyeja e hatërmbetjes?

Bardhi: Është private dhe nuk dua ta komentoj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*