Dy ish banorët e Big Brother Bardhi dhe Sara Gjordeni kanë qënë çifti më i përfolur i kësaj kohe.
Për ‘Shqipëria Live’, reperi nga Kumanova ka folur më gjerësisht për zhvillimet e fundit dhe për raportin me modelen e njohur. Ai u shpreh i lumtur që ka në krah një partnere si Sara si dhe tani po qëndrojnë bashkë në Tiranë.
“Ne po rrimë në Tiranë. Nëna tani po e thërret Sarën. Ka njoftuar familjarët e mi, kam njoftuar familjarët e saj”, u shpreh ai.
Sa i përket planeve për dasmë, artisti shqiptar tha se nuk kanë vendosur akoma se ku do të mbahet.
“Nuk e dimë akoma nëse do e bëjmë në Kumanovë, do shohim”, ka qenë përgjigja e tij.
Leave a Reply