“I futi letra të lagura në gjoks”- Erjola Doçi shpërthen ndaj Jetmirit dhe e gjuan më mikrofon!(Video)

Erjola dhe Jetmiri filluan ditën duke debatuar, pasi ky i fundit kishe hedhur letra mbi shtratin e saj.

Teksa banorja po bëhej gati, shkon te Jetmiri dhe e pyet: “O Jetmir, kam një pyetje, a je në dijeni kush, ose më sakt, a mos me futur ti mbeturina mua te krebvati”.

Jetmiri: Jo, nuk janë mbeturina, janë letra të lagura ose faculeta që të kam hedhur sa herë ke gërrhitur.

Erjola: Po me çfarë të drejte më hedh letra të lagura, më hedh faculeta, m’i fut brenda, njëra ishte në dekolte, ku e gjen të drejtën të cënosh hapësirën time.

Jetmiri: Mirë Erjola, se s’të kam vrarë.

Erjola: Po ato peceta janë të shtypura. Të drejtën të më prekësh mua, krevatin tim dhe hapësirën time ku e gjen? Zgjohem dhe gjej krevatin plot peceta.

Jetmiri: Ke gërrhitur, prandaj ta kam bërë.

Ndërkohë, Erjola kërkon nga Jetmiri që ai të mos e bëjë më atë gjë, duke e bërë Jetmirin të kërkojë falje.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*