Gjatë spektaklit të djeshëm nuk kaloi pa u përmendur edhe ndarja e Heidi Bacit me Romeo Veshajn. Ky i fundit i tha Heidit me shaka “a ikim zemra?” dhe ajo iu përgjigj “ikim… jo bëj shaka. Unë jam lojtare”.
E teksa po e diskutonin këtë moment me banorët e tjerë pas përfundimit të “Prime”-t, Romeo ia propozoi sërish si ide Heidit.
E siç ishin jashtë në oborr, të dy të kapur dorë për dore u nisen për të dalë nga dera kryesore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ndërkohë që Romeo e merr Heidin për dore, në sfond dëgjohen banorët duke thënë: “Jo, jo nuk do largoheni”.
E kur Romeo provoi që të hapte derën, ajo ishte e mbyllur dhe ata më pas vendosën që të shkonin te dhoma e rrëfimit.
Leave a Reply