Ulërima, thyerje gotash dhe debate mes banorëve, Roza s’duron dot: Mjaft!

Situatat në “Big Brother” sa vijnë e bëhen më ekstreme, por ajo e mbrëmjes së kaluar kaloi çdo parashikim. Të gjithë banorët u përfshinë në debatë të forta, në ofendime dhe sharje me njëri-tjerin. Nuk munguan as thyerjet e gotave.

Ishte Roza Lati, ajo e cila nuk duroi dot më, duke ka përplasur gjithҫka në tavolinë duke thyer gotat dhe disa nga pjatat.

‘Boll, mjaft, boll”– bërtiste Roza.

Po çfarë ndodhi mbrëmë?

Debate të shumta kishte mes Romeos dhe Julit, Romeos dhe Erjolës apo edhe mes Heidit e Françeskës.

“Je djalë i keq…” i kishte thënë Juli më herët Romeos, ndërkohë që ky i fundit, e quajti Julin djalë të keq

Në këtë përplasje, u përfshi edhe Graciano, duke thënë “boll më, boll, nuk jam mirë psiqikisht”.

Franҫeska ishte ajo që theu gotën dhe përplasi gjithҫka, duke rrezikuar edhe Julin, pas një debati e Heidin

Sesi do të vijojë bashkëjetesa mes tyre, mbetet për t’u parë…

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*