Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët njoftuan se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sinjali mëson se gruaja e cila u gjend e vdekur është aktorja kosovare e humorit, Drita Duraku.
Lidhur me këtë, Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
“Prishtinë / 07.07.2024 – 17:35. Është raportuar se në banesën e saj ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Leave a Reply